Çfarë është “Ah Theth”?
Ah Theth është një festival në zemër të Alpeve Shqiptare.
Një takim mes muzikës, natyrës, aventurës dhe njerëzve.
Një festival që nuk synon ta ndryshojë Thethin.
Por ta përjetoje atë.
Kështu lindi edhe emri i festivalit.
Një pasthirrmë.
Një emocion.
Por edhe një homazh për ahun, pemën karakteristike që rritet në këtë zonë.
Ka vende që vizitohen.
Ka vende që fotografohen.
Dhe ka vende që të bëjnë të thuash vetëm një fjalë…
ah…